Florentino Perez ka gati ofertën “in extremis” për Eriksen NULL NULL 18.08.2019 19:20 18.08.2019 19:20 Christian Eriksen, i cili është objektiv edhe i Juventusit, vazhdon të ndiqet me shumë interes nga Reali i Madridit. Mesfushori danez, kontrata e të cilit me Tottenhamin përfundon verën e ardhshme, rrezikon të largohet me parametër zero nga klubi londinez, duke parë vështirësitë që janë hasur për rinovimin e kontratës. Sipas “The Sun”, nëse bardhezinjtë studiojnë strategjinë e afrimit të “yjeve” me shpenzime të pakta, presidenti i Realit, Florentino Perez ka në mendje të presë orët e fundit të merkatos për të bërë sulmin vendimtar duke ofruar 60 milionë paundë “cash” (më shumë se 65.5 milionë euro). Sipas tabloidit anglez, pronari i Spurs, Daniel Levy, po bindet për ta shitur mesfushorin, ndaj vështirë ta refuzojë ofertën e fundit të Realit, pasi më vonë do të rrezikonte të humbiste më shumë./supersport.al/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.