12:15, 16 Maj 2019

Sot Kuvendi i Kosovës mbanë seancë plenare për votimin e Rezolutës për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, e pikërisht sot deputetja Flora Brovina, ka publikuar para gazetarëve një fotografi tronditëse të një gruaje që po e përdhunonin serbët gjatë luftës.

Në pamje shihet një ushtar që kryente aktin dhe dy të tjerë që e mbanin, ndërsa pas saj shihen persona me duar të lidhura dhe në gjunjë, dhe një person tjetër i vrarë, njofton Klan Kosova

Sipas Brovinës kjo fotografi është marrë nga një aparat që i kishte rënë një ushtari ndërsa thotë se gruaja që u dhunua është ende gjallë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë