18:38, 16 Maj 2019

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila sot ka paraqitur disa fotografi tronditëse, që sipas saj paraqesin krimet që Serbia ka kryer në Kosovë, tha se drejtësia ka dështuar t’i dënojë kriminelët.

“As Sllobodan Millosheviqi nuk është dënuar. Drejtësia ka dështuar, kriminelët në Serbi sot janë heronj”, ka thënë Brovina në Info Magazine.

“Pa u dënuar kryerësit e veprave nuk arrihet pajtimi. Ne duhet të themi se kush është fajtori i krejt kësaj që pastaj të qetësohemi”.

Brovina ka folur edhe për atë se a mundet Kosova të shtyjë themelimin e një Tribunali për krimet e kryera nga shteti serb në Kosovë.

“Unë prej fillimit kam qenë kundër Gjykatës Speciale. Edhe në Këshillin të Sigurimit pata thënë se nuk e votoj dhe s’e kam votuar”.

“Nëse ne tash e kërkojmë një Tribunal, ky është një paralelizëm. Nëse është për palën tjetër pse të mos ekzistojë edhe për ne”.

“Nuk besoj se do ta çojmë përpara këtë iniciativë, sepse ne përçahemi për secilën gjë”.

 

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë