Lajmet e fundit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit shtator në La Liga, pas një ecurie mjaft pozitive me gjigantin katalunas.
Nën drejtimin e teknikut gjerman, Barcelona tregoi stabilitet dhe formë të lartë në elitën e futbollit spanjoll, duke mbyllur katër ndeshjet e zhvilluara gjatë këtij muaji pa asnjë humbje, transmeton Klankosova.tv.
🚨 𝗢𝗙𝗙𝗜𝗖𝗜𝗔𝗟: Hansi Flick has been named La Liga Coach of the Month for September.
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) September 29, 2026
Barcelona went 4 games unbeaten in September, scoring 19 goals and conceding just 5. pic.twitter.com/XozkCO4WEQ
Përveç pikëve të grumbulluara, skuadra katalanase shfaqi efikasitet të jashtëzakonshëm para portës kundërshtare, duke realizuar plot 19 gola dhe duke pësuar vetëm pesë.
Rezultatet bindëse dhe loja sulmuese e instaluar nga Flick bënë që drejtuesit e kampionatit spanjoll t’ia besojnë atij çmimin individual të më të mirit për muajin që po lëmë pas.