23:29, 10 Korrik 2020

Deputeti Xhavit Ukaj tha se në tensionin që pati me kryeparlamentaren Vjosa Osmani kishte të drejtë të nervozohej edhe ai edhe ajo.

“Ka qenë një fjalosje plotësisht e drejtë edhe nga ana ime edhe asaj”, tha ai për klankosova.tv.

Ai mohoi se ka përdorur gjuhë banale apo ofenduese ndaj Osmanit.

“I mohoj këto natyrisht, kamerat janë aty dhe mund të vërtetohen. As nuk e kam sulmuar. Ajo e ka keqpërdorur pozitën që nga fillimi”.

Sidoqoftë në video shihet se Ukaj çohet nga ulësja e tij dhe i drejtohet me gisht e me fjalë të ashpra Osmanit.

Konkurs Pune

Lexo më shumë