Flet nëna e dy fëmijëve të Lavdrim Muhaxherit (VIDEO)

Flet nëna e dy fëmijëve të Lavdrim Muhaxherit (VIDEO)

NULL NULL
1 muaj më parë

Floresha Rasha, nëna e dy fëmijëve të Lavdrim Muhaxherit, është shtetasja e parë nga Shqipëria që u nxor nga kampi Roj në Siri.

Rasha ka rrëfyer për herë të parë për jetën në shtetin islamik, luftën, si përfundoi atje dhe nëse është penduar që ka shkuar.

Në një rrëfim për Top Channel ajo pohon se ka pritur rreth një vit për t’u rikthyer në Shqipëri, teksa shton se ndjehet mirë dhe djemtë e saj janë mirë.

Gjatë qëndrimit të saj atje, Floresha është plagosur në këmbë dhe teksa po kurohej fëmijët i ka mbajtur te motra e saj.

“Unë kam qenë në spital. Fëmijët i kanë mbajtur motrat. Unë kam qenë në spital. Kam qenë një vit e një muaj në spita. Isha e plagosur në këmbë dhe kam nevojë për një operacion tjetër”.

E pyetur për jetesën në kampin e Sirisë, ajo tha se çdo gjë ishte e vështirë gjatë asaj periudhe.

“Çdo gjë është e vështirë atje….jetesa, fëmijët nuk kanë kushte, çdo gjë është e vështirë. Kemi qenë të frikësuar se kur ata donin na fusnin në burg, na rrihnin dhe na bënin ca donin ata. Djalin ma kanë marrë dhe e kanë mbajtur katër muaj në burg. Jo vetëm djalin tim, por të gjithë djemtë mbi 12 vjeç e lart”.

Por, si përfundoi ajo në Siri?

“Unë shkova….përpara ishte burri im atje …Diamanti…pastaj kam shkuar unë pas gjashtë muajsh. Shkova të takoja burrin tim të rrija tre muaj edhe të kthehem, por nuk munda të kthehem”.

Kur u pyet se a është penduar për shkruajen në Siri, ajo tha “Nuk e di, nuk e di çfarë të them”, teksa shtoi se e ka marrë malli për prindërit, motrën dhe vëllain.