20:24, 11 Shkurt 2019

Në ditë e ngjarje të veçantë, ajo këndonte pothuajse gjithmonë.

E kishte raste, kur e vogla Dua Lipa, dilte në skenë edhe nga dy e më shumë herë

Përveç në shqip, ajo ia thoshte edhe në anglisht.

Mësuesja që u mor me anën muzikale të Dua Lipës, në shkollën “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë, thotë se kjo e fundit e donte shumë këngën, njofton Klan Kosova.

Mësuesja Yllnora Gashi thotë se pati emocione të forta, të dielën mbrëma, kur kuptoi që ish nxënësja e saj fitoi cmimet më të mëdha muzikore që mund t’i marrë një artist i kësaj fushe.

Kronikë nga Arbëresha Fazliu.