Flet heroi i Lirisë: Synojmë Evropën (VIDEO) NULL NULL 04.06.2023 19:05 04.06.2023 19:05 Portieri i Lirisë Drilon Hodaj, i cili ishte heroi i ndeshjes së barazhit ndaj Ferizajt, ka thënë se për të është ëndërr e realizuar. Hodaj, theksoi se tani pret nga Liria që në sezonin e ardhshëm të jetë në mesin e skuadrave që synon Evropën. “Janë emocione të papërshkrueshme, për mua është një ëndërr e realizuar që kom qenë faktor që Liria është në Superligë, kemi stërvitë gjatë gjithë kohës, fati deshi që përmes barazhit. Liria është ekipi i vetëm që mundet me hy në Superligë me anë të barazhit dhe ashtu ndodhi”, ka theksuar Hodaj, njofton Klankosova.tv. “Liria është klub i zemrës teme, që në moshën shtatëvjeçare kur kam filluar, është një ëndërr e realizuar komplet, ia kem pasë borxh Prizrenit”. “Realisht Liria në Superligë e Ligën e Parë, gjithmonë ka objektiva madhor, ka ambicie për më tepër, shpresoj se do të jemi në mesin e skuadrave që synojnë Evropën”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.