Gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt: Flet dëshmitarja për dokumentet e dorëzuara në OVL-UÇK NULL NULL 25.10.2021 13:37 25.10.2021 13:37 Po vazhdon edhe sot gjykimi ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, me dëgjimin e dëshmitares së parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Zdenka Pumper. Pjesa me e madhe e seancës është zhvilluar e mbyllur, pasi siç u shpreh avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees, duheshin përmendur disa emra që njihen publikisht, ndërsa më pas marrja në pyetje ka vazhduar rreth asaj që është emërtuar si paketa 3, me dokumentet e dorëzuara në OVL-UÇK. Hetuesja është koordinatore e hetimeve në ZPS dhe ka deklaruar se është përfshirë në çështjen OVL-UÇK-së nga shtatori i vitit të kaluar dhe i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyrat e OVL së UÇK-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024