Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flet Borrell pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së: Aneksi i Ohrit, krijon status-quo të re në dialog

NULL NULL
20.03.2023 19:55

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka treguar se për dialogun Kosovë-Serbi sot ka raportuar në kuadër të takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ai, pas takimit në një konferencë për media, ka thënë se të gjitha shtetet e BE-së e kanë shprehur përkrahjen e tyre për arritjen e fundit që është bërë në dialog, lidhur me aneksin e marrëveshjes që u arrit në Ohër, e propozuar nga Bashkimi Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Më në fund e kam informuar Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për arritjen e dakordimit për marrëveshjen e BE-së në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Kjo marrëveshje krijon një status-quo të re në dialog, ne më nuk jemi duke shpresuar se do të mbetemi më gjatë në situatë krize”.

“Por në implementimin e marrëveshjeve që u arritën më 27 shkurt, këto marrëveshje që ata kanë rënë dakord do të hyjnë në funksion në momentin kur unë kam publikuar deklaratën, apo qëndrimin. Nënshkrime nuk pati për arsye ligjore, por të dyja palët kanë rënë dakord që deklarata ime ishte një përkushtim për ata që të përmbushin obligimet që vijnë nga kjo marrëveshje”, ka thënë Borrell./Klankosova.tv/

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.