Flet babai i Marjan Kolës, të arrestuarit për vrasjen e ish-kryetarit të Velipojës: Është i pafajshëm NULL NULL 04.12.2021 11:53 04.12.2021 11:53 Ka folur babai i Marjan Kolës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-kryetarit të Velipojësm Pashko Ujka. Dedë Kola, 87 vjeç shprehet se djali i tij Marjan Kola mbrëmjen e vrasjes më 29 Nëntor ka qenë në Kosovë. Sipas tij, atje ndodhej bashke me autorin e dyshuar Kristian Kelmendi ndërsa thotë se kanë shkuar për qejf për të blerë disa rroba. Dedë Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosovë ku kanë qëndruar deri në orën 18:20 moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër. 87-vjeçari shprehet se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe se janë një familje që kanë edhe dëshmorë. Po ashtu edhe vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej më 29 Nëntor ndodhej në Kosovë./TvKlan. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit 20 minuta më parë