Flasin nga Ministria e Shëndetësisë: Kosova nuk vendos ”vija të kuqe” – vet shifrat e rasteve në 24 orë, determinojnë se cilat shtete përbëjnë rrezik infeksioni NULL NULL 27.10.2020 15:17 27.10.2020 15:17 Në faqen online të Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listës së shteteve me rrezikshmëri të lartë infeksioni nga COVID-19, iu shtua edhe Gjermania. Duke qenë se Kosova vepron në bazë të kësaj liste, të gjithë qytetarët që jetojnë në shtetet që janë pjesë e listës së ECDC, për të hyrë në Republikën e Kosovës duhet të posedojnë testin PCR negativ. Testi duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë ose duhet të qëndrojnë 7 ditë në vetizolim, bëri të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Por lidhur me këtë, në një përgjigjie për Klan Kosovën, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se nuk vendosin ndalesa hyrje ndaj asnjë shteti. ”Kosova nuk vendos vija të kuqe”, shprehet ai. Sipas tij, këtë e përcaktojnë kriteret e listës së Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. ”Vet shifrat e rasteve me SARS CoV-2 (COVID-19) brenda një 24 orëshi të regjistruara, determinojnë se cilat shtete bëjnë pjesë në mesin e atyre me rrezik të lartë, sipas kritereve të listës së ECDC”. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, referuar listës së Qendrës Europiane, shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me Covid-19 janë: ”Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjikë, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Sllovakia, Luksemburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni dhe Portugalia”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë