Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flasin kryetarët e komunave veriore pas paralajmërimit nga Osmani e Kurti për zgjedhje të reja

NULL NULL
01.06.2023 20:15
komunat veriore

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takimin që pati me homologun e saj francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, foli për mundësinë e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.

“Ne i diskutuam të gjitha, përfshirë edhe mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, por natyrisht nëse ka participim”, tha Osmani.

Por, për një gjë të tillë, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, për Klankosova.tv tha se Osmani nuk është konsultuar me ta.

“Për mua interesi shtetëror dhe ai qytetar është parësor, por presidentja nuk na ka konsultuar paraprakisht për mundësinë e zgjedhjeve të reja”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

E, qëndrim për këtë nuk pati kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

“Këtë s’e kemi menduar ende”, tha shkurtimisht Peci për Klankosova.tv.

Klankosova.tv ka tentuar të bisedojë edhe me kryetarin e Leposaviqit, Lulëzim Hetemi dhe atë të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, por të njëjtit s’e kanë hapur telefonin.

Kujtojmë se dje kryeministri i vendit Albin Kurti tha se propozimi i tij është që nëse dhuna përfundon, zgjedhjet e reja mund të mbahen shumë përpara përfundimit të mandatit të mbetur dyvjeçar të kryetarëve të komunave.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.