Flamur Noka pas daljes nga SPAK: U thirra për krimet zgjedhore NULL NULL 27.06.2025 13:05 27.06.2025 13:05 Deputeti demokrat në Shqipëri Flamur Noka ka dhënë një deklaratë pas daljes së tij nga SPAK ku u paraqit këtë të premte. Noka tha se në Prokurorinë e Posaçme ishte thirrur për kallëzimet e bëra nga PD-ja për krimet zgjedhore. Ai shtoi se në ambientet e SPAK konstatoi se “task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. “Sot krimi elektoral ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve. Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që partia demokratike ka paraqitur te SKAP-i i partisë duke nisur që nga Durrësi, që nga Vora, që nga Elbasani, që nga Shkodra, Fieri, Vlorë dhe gjithë Shqipëria. Unë isha për një sërë kallëzimesh që lidhen me krimin zgjedhor. Konstatova që task-forca elektorale për krimin zgjedhor kishte vdekur atë ditë që ishte krijuar”,-tha deputeti Noka. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policët shpëtojnë jetën e një gruaje të alivanosur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë 5 minuta më parë
Lajme 18 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, helikopteri merr ujë nga deti për shuarjen e flakëve në Sarandë 23 minuta më parë