Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Flakët u afrohen vilave në Prevallë, largohen turistët

NULL NULL
12.08.2024 23:40

Sabri Bunjaku nga Prevalla, thotë se zjarri ka përfshirë atë vend, dhe se është afruar afër vilave, duke bërë kështu që turistët t’i braktisin ato.

“Në këtë moment janë afruar flakët afër vilave afër 200 metrave, në ora 10 ka ardhur një cisternë e zjarrfikësve, zjarri në Prevallë është përhapur me 5 gusht, në fillim nëse ishte intervenuar nuk do të vinte kjo gjendje, afër dy kilometra e ka shëmtuar Parkun Kombëtar”.

Bunjaku po ankohet sepse sipas tij nuk ka pasur ndërhyrje nga ana e zjarrfikësve.

“Ndërhyrje nuk ka pasur, veç rrinë aty, nuk ndërhyjnë, thonë nuk ka rrezik. Rreziku është shumë i madh, ne po frikësohemi sepse kanë filluar edhe gurët të shembën”, tha ai.

“Na premtuan që sot do të vijë KFOR-i, për të intervenuar, për ta shuar (zjarrin) me helikopterë. Paradite ka ardhur një helikopter, veç është sjellur dy herë rreth zjarreve dhe më nuk është lajmëruar askush”, shtoi Bunajku në “Edicionin Special” të Klan Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.