Fjalitë që nuk duhet t’ia thoni një të sëmuri me kancer NULL NULL 11.02.2019 19:30 11.02.2019 19:30 Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për një përqindje të lartë të vdekjeve që ndodhin në botë. Çdo vit, me miliona raste të reja diagnostikohen me kancer, që do të thotë se kanceri mbetet sëmundja e dytë me numrin më të lartë të vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare, njofton Klan Kosova. Kur të mësoni se kjo sëmundje prek një person që e njihni sigurisht se i thoni fjalë mëshiruese dhe shpresëdhënëse, por megjithatë disa prej tyre e bënin akoma më të vështirë humorin dhe gjendjen e saj psikologjike. Ne ju sjellim disa nga fjalitë që nuk i duhen thënë kurrë një të sëmuri me kancer. ‘’Nuk e ke idenë sa keq më vjen për ty” Kjo është fjalia e fundit që një i sëmurë me kancer do të donte të dëgjonte. E dimë që është e vështirë për të mos e thënë, por mundohuni të viheni edhe në pozitën e atij,asaj..shprehia e mëshirës mund t’i përkeqësojë gjërat. ‘’Më dukesh mirë” Fjali false dhe hipokrite. ‘’Nëse ekziston një njeri që mund ta mposhtë këtë sëmundje, ajo je ti” Në pamje të parë kjo fjali tingëllon motivuese, por nënvizon faktin që vetëm një njeri me karakter të fortë mund t’ia dalë në këtë betejë të vështirë me shëndetin. Mos harroni që ka me qindra pacientë introvertë, të ndjeshëm që ndoshta duke dëgjuar këtë fjali, do të ndihen dy herë fatkeqë për atë që u ka ndodhur. ‘’Çfarë të tha doktori, mund të ‘mi tregosh pak analizat?” Kjo është një gafë, që bëni mirë të mos e përsërisni më. Asnjë të sëmuri terminal nuk do t’i pëlqente që të bëjë publike historikun e sëmundjes së tij, aq më tepër që jo të gjithë kanë kulturën mjekësore për ta interpretuar atë. ‘’Si të duket kemioterapia, ma shpjego pak se nuk e di si funksionon’’ Kjo lloj kureshtjeje nuk shërben për asgjë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.