Fjalimi i Ramës për Thaçin në OKB, Krasniqi: Sikur çdoherë qëndroi në mbrojtje të vlerave të UÇK-së NULL NULL 24.09.2022 20:37 24.09.2022 20:37 Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për qëndrimin e tij në mbrojtje të luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së e quajti si të pabazë raportin e Dick Martyt, teksa tha se ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po vuan dënimin padrejtësisht dhe i bëri thirrje OKB-së që të pranojë kërkesën për një raport të ri, njofton Klankosova.tv. Krasniqi thotë se Rama ka përsëritur të vërtetën tonë të përbashkët. “Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët”. “Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës” ka shkruar Krasniqi në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 5 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 5 orë më parë