Fjalimi emocionues i Dua Lipës kur e merr çmimin Grammy (VIDEO) NULL NULL 11.02.2019 09:30 11.02.2019 09:30 Dua Lipa ka bërë historinë pasi që arriti të rrëmbejë dy çmime Grammy natën e mbrëmshme. Ajo ka fituar çmimin për “Artisten e re më të mirë” si dhe atë për “Këngën më të mirë për zhanrin Dance”. 23 vjeçarja u pa jashtëzakonisht e emocionuar kur e pranoi çmimin për “Artisten e re më të mirë”, një nga katër shpërblimet më të mëdha të natës. Pasi e mori këtë çmim, Lipa pothuajse e përlotur tha se nuk di nga t’ia nisë fjalimin e saj. “Dua ta nis duke thënë se jam shumë e nderuar që jam nominuar mes kaq shumë artisteve të mrekullueshme këtë vit – besoj se këtë vit kemi ecur përpara”, ka thënë ajo duke thumbuar kështu presidentin e Grammys, Neil Portnow, për deklaratën e tij të vitit të kaluar. Ajo ka falënderuar fansat, familjen dhe ekipin e saj për gjithë mbështetjen që i kanë dhënë, transmeton Klan Kosova. “Dua të falënderoj shumë fansat e mi që më kanë lejuar të jem versioni më i mirë i vetes time. Ju dua shumë”. “Dua të falënderoj ekipin tim që kanë qenë krah meje – që kanë punuar shumë pa u lodhur asnjëherë dhe duke qenë gjithmonë afër meje”. “Dua të falënderoj edhe familjen time që janë këtu sonte me mua. O Zot, jam shumë e nervozuar, e emocionuar dhe mirënjohëse”. Vajza me prejardhje nga Kosova ka motivuar të gjithë ata që kanë një histori ndryshe se nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre duke thënë se ajo është një shembull i mirë për këtë. “Dua të them se secili që nuk e ka kuptuar sa të veçantë janë që kanë një histori tjetër, një prejardhje tjetër, duhet ta dini që pavarësisht nga jeni, çfarë prejardhje keni ose në çka besoni – mos e lëni një gjë të tillë t’iu ndalojë t’i jetoni ëndrrat tuaja sepse ju e meritoni një gjë të tillë”. “Unë jam një shembull që tregon se mund të bëni çdo që gjë e mendoni – faleminderit shumë”./ Klan Kosova *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.