Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon orët e fundit të futbollistit

NULL NULL
03.07.2025 23:25

Fizioterapisti i Diogo Jotas ka zbuluar orët e fundit të futbollistit.

Miguel Goncalves tregoi se kishte punuar me Jotan vetëm pesë orë para aksidentit vdekjeprurës, pasi ai pësoi një problem pak të njohur, të quajtur pneumotoraks, ose kolaps i mushkërive.

Ai e kishte përballuar me guxim gjendjen e tij, duke rrezikuar ta përkeqësonte atë duke vonuar operacionin nga maji deri pas fitores së Portugalisë në Ligën e Kombeve kundër Spanjës në fillim të këtij muaji, transmeton Klankosova.tv.

Sulmuesi dhe vëllai i tij më i vogël, Andre po udhëtonin nëpër Spanjën veriore me Lamborghini Huracan të tij të gjelbër kur ndodhi tragjedia.

Funerali i tij do të fillojë nesër, me përkujtimin që do të zhvillohet në Sao Cosme në orën 3 pasdite.

Jota dhe vëllai i tij ishin duke udhëtuar për të marrë një traget për t’u kthyer në Angli, pasi ai u paralajmërua se fluturimi do të ishte një rrezik për shëndetin e tij. Një shërbim i Brittany Ferries nga qyteti port i Santander për në Plymouth u nis në orën 4 pasdite sot, duke mbërritur në Devon në orën 11:15 të mëngjesit të premten.

Goncalves, i cili punon në Spitalin Sao Joao, në Porto, tha se e kishte parë për herë të fundit Jotan në kohën e darkës, rreth orës 8:30 të mbrëmjes, dhe se planifikonin të ngisnin makinën natën sepse ishte më freskët. Ai mohoi fuqimisht thashethemet se ata kishin qenë duke festuar, duke e quajtur pacientin e tij një “profesionist të pakrahasueshëm”.

Fizioterapisti tha më tej se ishte “i emocionuar, i sigurt në rikuperimin e tij dhe entuziast”, për sezonin e ardhshëm.

“I thash mirupafshim atij dhe vëllait të tij, Andre rreth orës 8:30 të mbrëmjes. Vëllai i tij ishte një shok i shkëlqyer dhe vendosi të shkonte me të, ta shoqëronte në udhëtim, dhe në këtë mënyrë ata do të kalonin më shumë kohë së bashku”, tha Goncalves për Record, transmeton Klankosova.tv.

The acid green front of what appears to be the front of the Lamborghini Huracan lies at the side of the road where Diogo Jota and his brother died today. Their family and the world of football are mourning their tragic deaths near the town of Cernadilla, close to Zamora, Spain

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.