Fituesja e lotarisë 1 milion dollarë ‘mendoi se ishte një mashtrim’ NULL NULL 02.04.2024 17:25 02.04.2024 17:25 Tiketë lotarie Mega Millions Një grua nga Michigani i ShBA-së tha se dyshoi se po mashtrohej kur mësoi se kishte fituar çmimin prej 1 milion dollarësh Mega Millions nga Lotaria e Miçiganit. Anna Marquez, 31 vjeçare u tha zyrtarëve të Lotarisë së Michiganit se bleu një biletë Mega Millions për shortin e 5 marsit në MichiganLottery.com sepse e pa çmimin e parë duke u bërë i madh. “Unë luaj Mega Millions ndonjëherë, zakonisht kur çmimi i parë është i madh”, tha Marquez. “U regjistrova një ditë pas tërheqjes së numrave dhe u trondita kur pashë një shumë të madhe në pritje në llogarinë time! Sinqerisht, në fillim mendova se ishte mashtrim sepse thjesht nuk mendoni se do t’ju ndodhë kjo lloj gjëje. Kontrollova email-in tim dhe pashë njoftimin nga lotari, kështu që atëherë e kuptova se ishte e vërtetë!”. Marquez theksoi paratë do të shkojnë drejt blerjes së një shtëpie, pagesës së faturave dhe forcimit të kursimeve të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.