Fituesi i X Factor 3 më në fund me klip! NULL NULL 30.03.2015 22:00 30.03.2015 22:00 Jemi mësuar që fituesit e spektakleve për talentë të mos i shohim në diskografinë shqiptare por kjo histori nuk vlen për X Factor Albania. Fituesja e edicionit të parë Sheila Haxhiraj vazhdon të jetë prezentë në treg duke sjell edhe bashkëpunime me artistë të ndryshëm përfshirë Etnon. Arilena u ngjit shumë shpejt me ‘Aeroplan’ duke sjellë një frymë të re tregut shqiptar. E ndërsa mashkulli i vetëm që fitoi Ergi Dini gjatë 1 viti punoi për të publikuar tashmë projektin debutues. Traileri i këngës tashmë ka dal në YouTube dhe kuptojmë që titullohet ‘Morphine’. Muaj më parë u diskutua se projekti i parë do ishte në duet me Tunën (mentore e Ergit në X Factor) por që ky lajm u demantua menjëherë ./Prive.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.