13:30, 21 Korrik 2019

Marvel dha një mori njoftimesh në panelin e tij në Comic-Con International në San Diego të shtunën, por ruajti ndoshta lajmin më të madh në fazën e ardhshme.

Fituesi dy herë i Oskarit Mahershala Ali, do t’i bashkohet Universit Kinematografik të Marvel, duke luajtur Blade, personazh i luajtur më parë nga Wesley Snipes.

Blade është një personazh në Universin Marvel i cili është gjysmë njeri, gjysmë vampir.

Ky karakter gjithashtu u adaptua në filmin “Blade” që e luajti Snipes në vitin 1998. Snipes vazhdoi të ripërtërijë rolin përsëri në 2002 dhe 2004.

Ali, i cili ka fituar Oscar për rolet e tij në “Green Book” dhe “Moonlight”,  së fundi luajti në serialin e HBO-së “Detective True.”

Konkurs Pune

Lexo më shumë