Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fitore solide e Arsenalit, rikthehet në pozitën e parë

NULL NULL
03.04.2024 22:22

Arsenali e ka mundur Luton Townin me rezultat 2:0 në xhiron e 31-të të Premier Ligës.

Martin Odegaardi u asistua nga Kai Havertz në minutën e 24-të.

Mysafirët nuk patën fat në golin e dytë, pasi që Daiki Hashioka realizoi autogol në minutën e 44-të.

Me këtë triumf, Arsenali ngjitet sërish në vendin e parë me 68 pikë, një më shumë se Liverpooli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.