Fitore bindëse e Bashkimit NULL NULL 25.11.2023 22:46 25.11.2023 22:46 Bashkimi ka shënuar fitore bindëse ndaj Istogut me rezultat 93:53 (23:14, 22:18, 20:17, 28:4), në xhiron e dhjetë të Prince Caffe Superligës. Prizrenasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 23:14, ndërsa lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë e të tretë, sidoqoftë, që u kontrollua nga vendasit. Portokallezinjtë e thelluan epërsinë më shumë në dhjetë minutat e fundit, duke fituar bindshëm në fund, me 40 pikë dallim, 93:53. Te Bashkimi më i miri ishte Grant Lozoya me 20 pikë, 13 kërcime e nëntë asistime, duke u ndihmuar nga Isiah Umipig me 17 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa Samir Zekiqi dhe Erik Copes shtuan nga 12 pikë, kurse te mysafirët më i miri ishte Tyres Prince me 16 pikë e gjashtë kërcime. Tani prizrenasit kanë katër fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e nëntë humbje. Pikërisht fitoren e vetme e kanë ndaj Bashkimit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.