Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fiton Schalke, shënon Blend Idrizi (VIDEO)

NULL NULL
10.12.2023 18:31
Blendi Idrizi

Schalke ka fituar pastër me rezultat 0:2 si mysafire e Hansa Rostock, në kategorinë e dytë të Bundesligës.

Në ndeshjen e cila u luajt në kuadër të javës së 16-të, protagonist ishte edhe futbollisti nga Kosova, Blend Idrizi, i cili realizoi golin e epërsisë për skuadrën nga qyteti i Gelsenkirchen.

Idrizi, shënoi në minutin e 72-të, ndërkaq golin e fitores e dha Kenan Karaman, në minutin e 86-të.

Ky ishte goli i parë sezonal për 25-vjeçarin nga Kosova.

Aktualisht, Schlake 04 gjendet në vendin e 13 të Bundesliga 2, pas 16 javëve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.