Fiton bursë 10 mijë dollarëshe për fustanin e maturës të punuar me shirita ngjitës

Fiton bursë 10 mijë dollarëshe për fustanin e maturës të punuar me shirita ngjitës

NULL NULL
2 months më parë

17-vjeçarja, Larissa Leon fitoi 10 mijë dollarë, për 21-vjetorin e “Duck Brand” në Konkursin e Bursave të Mbrëmjes së Maturës, me veshjen e saj mahnitëse të frymëzuar nga folklori.

Veshje kjo e bërë nga shirita ngjitës të markës “Duck”.

Leom ka thënë për “Fox Neës” se fustani i saj shumëngjyrësh ishte bërë me 47 rrotulla shirit ngjitës dhe peshonte rreth 20 kilogram.

Larissa Leon, krijoi një fustan të maturës, frymëzuar nga veshjet Folklorico, të cilat janë veshje kulturore që përdoren në vallëzimet tradicionale meksikane, përcjell KlanKosova.tv

Çmimet e shiritave të markës “Duck” shkojnë nga afërsisht 4 dollarë deri në 7 dollarë për rrotull, në varësi të madhësisë dhe ngjyrës.

Në total, Larissa thotë se i janë dashur 163 orë për të bashkuar të gjithë pamjen, dhe puna e saj e vështirë duket se është shpërblyer goxha mirë, pasi fitoi çmimin e madh të “Duck Brand” për “Fustanin më të mirë”, një bursë prej 10 mijë dollarësh.

“E dija që doja të bëja diçka vërtet të madhe, diçka shumë të gjallë, jo vetëm një fustan që doja të më përfaqësonte dhe të bëhej pjesë e imja, nuk doja vetëm të bëja një fustan të rregullt të vjetër të maturës”, ka thënë Larissa.

Ndërsa Larissa i demonstroi botës se ajo ka disa aftësi serioze të modës të bazuara në shirita ngjitës, ëndrra e saj është të bëhet një dermatologe.

Në vitin e ardhshëm, Larissa planifikon të aplikojë në Universitetin e Uashingtonit dhe Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles.