Fiton Arsenali, shënon edhe Xhaka NULL NULL 01.04.2023 17:54 01.04.2023 17:54 Arsenali ka arritur ta marrë një fitore të rëndësishme përballë Leeds me rezultat 4-1. Vendasit kaluan në epërsi qysh në pjesën e parë, ku Gabriel Jesus shënoi nga penalltia në minutën e 35-të të takimit. Më të nisur pjesa e dytë, Ëhite shënoi për 2-0, ndërsa në minutën e 55-të, Jesus shënoi për golin e dytë personal. Në minutën e 76-të, Kristensen shënoi një gol të bukur nga distanca për Leeds, ndërsa Xhaka në minutën e 84-të shënoi për 4-1. Me këtë fitore, Arsenali është 8 pikë larg Cityt, i cili e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Një “Perandor” i ri ka lindur në botën e futbollit, ai është djali i Adrianos nga Emanuell SYLA 17/04/2023