Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fitojnë Golden State dhe Atlanta

NULL NULL
12.05.2015 12:43
Golden State e ka mposhtur ekipin e Memphis të hënën në mbrëmje me rezultat 101:84 në kuadër të gjysmëfinaleve të konferencës perëndimore.

Lojtari më meritor në triumfin e Uorriors ishte Stephen Curry që realizoi 33 pikë.
Përpos kësaj ai bëri edhe pesë asistime dhe tetë kërcime.

Në anën tjetër te Grizzlies u dallua spanjolli Marc Gasol që arriti të realizoj 19 pikë.
Tani rezultati në mes të dy klubeve është i barabartë 2:2.

Këso bilanci pati edhe në një ballafaqim tjetër të gjysmëfinales por në konferencën lindore.

Aty Atlanta arriti ta mund Uashingtonin ngushtë 106:101, ndërsa lojtari kryesor i Havks ishte Jeff Teague duke realizuar 26 pikë.

Megjithatë basketbollisti më efikas i sfidës doli ai i skuadrës humbëse Vizards Bradley Beal që shënoi plotë 34 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=sFe3_v7tyf4

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.