Firmoset ujdia për monitorimin e masave dhe dënimeve ndaj tё miturve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Firmoset ujdia për monitorimin e masave dhe dënimeve ndaj tё miturve

NULL NULL
16/12/2015

 

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Koalicionin e OJQ-ve pёr mbrojtjen e fëmijëve nё raport me përcjelljen e zbatimit tё monitorimit tё ekzekutimit tё masave dhe dënimeve ndaj tё miturve nga Shërbimi Sprovues i Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka pёr qëllim bashkëpunimin reciprok nё mes tё Ministrisë sё Drejtёsisё dhe Koalicionit tё OJQ-ve pёr Mbrojtjen e fëmijëve me qëllim tё kontributit tё përbashkët pёr interesin mё tё mirё tё tё miturve tё cilët e kanё shkelur ligjin.

Gjithashtu kjo ujdi synon tё ofroj tё dhëna, analiza dhe rekomandime nga përcjellja e zbatimit tё ekzekutimit tё masave dhe dënimeve ndaj tё miturve nga SHSK dhe SHKK, nga ana e KOMF-it pёr Ministrinë e Drejtёsisё, transmeton Klan Kosova.