14:19, 28 Shkurt 2020

Një firmë izraelite e ka krijuar një mjet për t’i diagnostifikuar rastet me koronavirus, derisa në shumë vende të botës është duke u punuar në atë drejtim që të zbulohen sa me shpejt rastet që janë të prekura nga kjo epidemi.

Hod Hasharon me bazë në BATM ka bërë të ditur se hulumtimet për prodhimin e një mjeti të tillë janë zhvilluar në një objekt në Romë, ku prodhohen pajisje të ndryshme të testimit mjekësor, shkruan timesofisrael.com, transmeton klankosova.tv.

BATM ka deklaruar se aftësia e këtij mjeti të testimit për t’i kontrolluar me sukses ata që janë të prekur nga COVID-19 ishte verifikuar nga disa laboratorë dhe spitale.

“Testimi ka përmbushur kriteret e caktuara nga Qendrat e Kontrollit të Sëmundjeve me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Është duke u punuar me institucionet europiane të kërkimit për të caktuar një çmim të përshtatshëm për prodhim në shkallë të gjerë”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë