Fiorin Durmishaj merr dokumentacionin nga FSHF, gati për debutimin me Greqinë NULL NULL 24.03.2019 14:56 24.03.2019 14:56 Fiorin Durmishaj tashmë është në të gjitha efektet një futbollist i kombëtares greke. Sulmuesi vlonjat i cili refuzoi Shqipërinë për Greqinë ka marrë dokumentacionin e nevojshëm nga Federata Shqiptare e Futbollit për të qenë pjesë e përfaqësueses helene, duke vulosur përfundimisht të ardhmen e tij në rang kombëtaresh që do të jetë te Greqia, përcjellë Klan Kosova. Ai pritet, sipas të gjitha gjasave, të jetë në fushë për takimin e ditës së martë që Greqia do të luajë kundër Bosnjës. Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke, të cilat theksojnë se Anstasiadis e ka thirrur shtatlartin nën urdhërat e tij. Kujtojmë se sulmuesi me origjinë nga Vlora, luan për Panionios në kampionatin grek dhe ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.