Fiorentina ofertë për Kasamin NULL NULL 08.08.2015 13:24 08.08.2015 13:24 Skuadra italiane ka bërë ofertë për transferim të reprezentuesit zviceran, që tani mbron ngjyrat e Olympiakos. Fiorentina i ka ofruar Olympiakosit 3 milionë euro për të siguruar shërbimet e mesfushorit me prejardhje shqiptare, Pajtim Kasami. Kasami është lojtar me tipare defensive, gjë për të cilën kanë për momentin nevojë italianët, ndaj transferimi i tij është shumë i rëndësishëm për ta. Kontrata e tij me skuadrën greke skadon në vitin 2018, gjë që mund ta lehtësojë kalimi. Mesfushori, tek Olympiakos kaloi verën e shkuar nga skuadra angleze Fulham, duke regjistruar 36 paraqitje dhe shënuar pesë gola. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë