Fiorentina mposht Milanin NULL NULL 6 years më parë 6 years më parë Fiorentina ka mposhtur Milanin në ndeshjen e parë të kampionatit, me rezultat 2 me 0. Ndeshja filloi me një baraspeshim, por gjithçka ndryshoi në minutën e 35 kur mbrojtësi i Milanit Rodrigo Ely morri kartonin e dytë të verdhë duke shkaktuar ndërhyrje të palejueshme në afër zonës se rreptësisë. Pikërisht nga kjo situatë përfitoi skuadra Viola, ku shënoi në minutën e 38-të nga gjuajtja e lirë me lojtarin Marcos Alonso. Ky nuk ishte rezultati përfundimtar pasi në minutën e 57-të u akordua penalti për Fiorentinën dhe Ilicic dyfishoi epërsinë. Kësisoj, skuadra rosonere dështoi të shfaq një lojë bindëse dhe blerjet e bëra nuk kryen punë në ndeshjen hapëse të kampionatit.