Fiorentina kërkon Balotellin? NULL NULL 08/05/2015 08/05/2015 Sulmuesi kontraverz italian nuk e ka gjetur veten as tek Liverpool, ndaj një transfer tjetër nuk është i pamundshëm. Transferimi i Mario Balotellit tek Liverpool nuk solli performancë më të mirë, as të vet italianit as të Liverpoolit. Ndaj Super Mario mendon rikthimin në Itali. Nga e gjithë kjo situatë mund të përfitojë Fiorentina. Presidenti, Ferrero, në një intervistë për mediat italiane tha se ka simpati të veçantë për Balotellin. Megjithatë, tentimi për të marrë sulmuesin nuk do të jetë hiç i lehtë pasi Liverpool pagoi 20 milionë euro për ish sulmuesin e Inter, Milan dhe Manchester City.