Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finlandezët sërish më të lumturit në botë, Kosova e 34-ta

NULL NULL
20.03.2023 09:29
Finlanda

Finlanda është sërish vendi më i lumtur në botë. Kjo sipas Raportit të Lumturisë Botërore, i cili ka disa kritere për të përcaktuar lumturinë e një vendi si mbështetja sociale, të ardhurat, shëndeti, liria, bujaria dhe mungesa e korrupsionit.

Kjo uebfaqe përdor të dhënat e sondazhit global për të raportuar se si njerëzit vlerësojnë jetën e tyre në më shumë se 150 vende në mbarë botën.

Për të gjashtën vit radhazi Finlanda kryeson listën, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Izraeli, Holanda, Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re.

Lituania është i vetmi vend i ri që renditet në njëzet vendet e para, por Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy nga vendet më të pakënaqura në sondazh. Ndërkohë, për sa i përket Shqipërisë, vendi ynë renditet në vendin e 83.

Para Shqipërisë janë vendet si Mali i zi, Greqia, por edhe Kosova e cila renditet në vendin e 34 shumë pranë Italisë dhe Spanjës, transmeton KlanNews. Ndërsa Maqedonia e Veriut renditet poshtë Shqipërisë dhe është e pozicionuar në vendin e 87.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.