Finlanda e kufizon dhënien e vizave për rusët NULL NULL 16.08.2022 22:00 16.08.2022 22:00 Finlanda do të ulë numrin e vizave të lëshuara për rusët nga 1 shtatori, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme Finlandeze. Kalimet kufitare tokësore finlandeze kanë mbetur ndër pikat e pakta të hyrjes në Evropë për rusët, pasi një varg vendesh perëndimore mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Qeveria finlandeze ra dakord të martën të zvogëlojë numrin e tyre, pasi turistët rusë filluan të përdorin aeroportin Helsinki-Vantaa të Finlandës si një portë për në destinacionet evropiane të pushimeve pas heqjes së kufizimeve kufitare të lidhura me pandeminë nga Rusia një muaj më parë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Blinken do të vizitojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin për bisedime mbi marrëveshjen e armëpushimit Izrael-Hamas 19/03/2024
Kosova Java e Gruas - sot mbahet konferenca “Udhëhiq me gjithëpërfshirje: Ndërthurja e politikës me ekonominë” 19/03/2024