Financat: Skema nuk ndryshon - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Financat: Skema nuk ndryshon

NULL NULL
09/08/2015
Dy ditë pas publikimit në media të draftit për tatimin mbi të ardhurat, që Ministria e Financave kishte shpërndarë për kunsultime me ekspertë, e që fut në taksim pagat e ulëta të cilat sot janë të përjashtuara, zv.ministri Erjon Luçi deklaron se qeveria nuk ka asnjë plan për ndryshimin e skemës.

“Duke marrë shkas nga diskutimet e ditëve të fundit mbi tatimin e të ardhurave personale, dëshirojmë të sqarojmë publikun së pari, se nuk ka ndryshim në skemën e tatimit mbi të ardhurat personale dhe nuk ka asnjë plan për ndryshim në këtë drejtim të skemës. Reforma, për sa i përket politikës së taksave, tashmë ka ndryshuar në përputhje me premtimin elektoral dhe programin e qeverisë”, tha Erjon Luçi, zv.ministër i Financave.

Por, sipas këtij drafti, konkretisht në nenin 25 të tij, për nivelin e të ardhurave nga 0 në 180 mijë lekë në vit propozohej një normë tatimore prej 5%, nga 0 që është aktualisht. E shprehur si e ardhur mujore, kjo do të thotë se 15 mijë lekëshi i parë i pagës taksohet me 5%. Mbi këtë nivel page, që i përket fashës vjetore të të ardhurave nga 180 mijë lekë deri në 1 milion e 560 mijë, ose për të ardhurat mujore nga 15 deri në 130 mijë lekë, taksa bëhet 13%. Ndërsa për të ardhurat vjetore mbi 1 mln e 560 mijë lekë, ose mbi 130 mijë lekë në muaj, taksa mbetet 23%.

Përtej deklaratës zyrtare të zotit Luçi, Ministria e Financave jashtë kamerave thotë se shifrat në draft janë thjesht një ilustrim i sjellë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa e quan situatën e krijuar një keqkuptim.

“Ai është draft, që është për diskutim në nivel teknik, jo në nivel vendimmarrës dhe politik, kështu që jemi në një fazë shumë paraprake dhe nuk ka asnjë lloj vendimmarrje sa i përket tatimit mbi të ardhurat personale dhe nuk do të ketë”, tha Erjon Luçi.

Fokusi kryesor për zgjerimin e të ardhurave, – vijoi më tej zv.ministri i Financave, – mbetet lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal për përmirësimin e efiçencës dhe administrimit tatimor e doganor.