Finalja e Top Fest 12 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finalja e Top Fest 12

NULL NULL
20/05/2015
Data 31 maj shënon finalen e edicionit të 12-të të festivalit të muzikës modern TOP FEST në Shqipëri.

Me shumë mundësi ky do të jetë edicioni I fundit  i një ndër festivaleve më të mira shqiptare Top Fest, i cili transmetohet në televizionin Top Channel.

Pasi sivjet udhëtoi edhe për në Kosovë, festivali do të përmbyllë edicionin me natën kur do të ndahen çmimet kryesore.

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi do të kenë përformancë special të drejtpërdrejtë, ndërsa në këtë natë nuk do të mungojnë edhe Era Istrefi, Beatrix Ramosaj, Teuta Kurti, Ermal Fejzullahu, Kastro Zizo etj.

Moderimi i është besuar Ledion Liços, i cili këtë natë do ta prezentojë veten edhe si këngëtarë.