Finalja e konferencës nis të dielën: LA Clippers - Phoenix Suns ekskluzivisht në Art Sport 1

Finalja e konferencës nis të dielën: LA Clippers – Phoenix Suns ekskluzivisht në Art Sport 1

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 3 months më parë

E diela në kanalet sportive të Artmotion do të mbyllet me takimin e parë nga finalja e konferencës perëndimore.

Me fillim prej orës 21:30, LA Clippers – që mposhtën Utah Jazz në gjysmëfinale – do të takohen me Phoenix Suns që çështjen e finalistit e kishin përfunduar një javë më parë ndaj Denverit.

Kjo ndeshje transmetohet në kanalin Art Sport 1.

21:30                        LA Clippers – Phoenix Suns                        ART SPORT 1

Erdhi momenti i finales së konferencës perëndimore. Dy skuadrat më të mira këtë vit, La Clippers dhe Phoenix Suns, do të përballen për epitetin e më të mirit në këtë breg.

Phoenix Suns e pati më të lehtë pasi mposhti në gjysmëfinale Denver Nuggets me seri prej 4-0, teksa LA Clippers u detyruan të sforcoheshin më shumë kundër Utah Jazz duke triumfuar pas gjashtë ndeshjesh me seri prej 4-2. 

Gjatë sezonit të rregullt këto dy skuadra janë takuar tre herë, me Clippers që kanë triumfuar dy herë, ndërsa Phoenix Suns kanë fituar një herë. 

LA Clippers, 5-shja e mundshme startuese:

Capela, Collins, Huerter, Bogdanovic, Young

Phoenix Suns, 5-shja e mundshme startuese:

Embiid, Harris, Korkmaz, Curry, Simmons