Finalja e katërt e NBA transmetohet në Artmotion dhe Klan Kosova

Finalja e katërt e NBA transmetohet në Artmotion dhe Klan Kosova

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 2 months më parë

Një tjetër finale e zjarrtë dhe atraktive e NBA vjen në ekranet e Artmotion.

Këtë herë akti i katërt do të luhet në mes Phoenixit dhe Milwaukees duke filluar nga ora 03:00 e mëngjesit të së enjtes dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

Phoenix po udhëheq 2-1 në këtë seri pasi ka fituar dy duelet e para në shtëpi, por pastaj në udhëtim ka humbur dhe nuk ka mundur ta “neutralizojë” grekun e frikshëm, Giannis Antotekounmpo, i cili arriti që për herë të dytë radhazi të regjistrojë double-double dhe të realizojë mbi 40 pikë.

Këtë herë në “Fiserv Forum” gjithçka është gati për një duel madhështor dhe mjaft të bukur që do të tregojë shumë në lidhje me vazhdimin e serisë.

Monty Williams dhe “armata e diejve” që ka në dispozicion do të provojnë të mposhtin “drerët” e Milwaukees dhe të kalojnë në avantazh prej 3-1 në seri, ndërsa nga ana tjetër Bucks të udhëhequr nga Mike Budenholzer do të provojnë që ta barazojnë serinë në 2-2 dhe pastaj të provojnë arritjen e fitoreve në udhëtim për t’u bërë kampion.

Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:

Paul, Booker, Bridges, Crowder, Ayton

Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:

Holiday, Middleton, Antotekounmpo, Portis, Lopez