8:53, 12 Shkurt 2019

Jelena Miliq, drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike tha se protestat e opozitës në Serbi mbahen në një kohë të pavend, sepse finalizimi i negociatave me Prishtinën, që duhet të përfundojë sa më shpejt që është e mundur, është në interes të sigurisë të të gjithë rajonit dhe aktualisht duhet të ketë prioritet.

Ajo i tha Zërit të Amerikës  se protesta kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq dobëson pozicionin e Beogradit, edhe pse sipas saj për momentin duket se Prishtina po humbë mbështetjen, transmeton Klan Kosova.