Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Finalistët tregojnë se çka do të bënin me çmimin e madh

NULL NULL
24.01.2025 00:42

Pesë finalistët e Big Brother VIP Kosova 3, kanë treguar se çka do të bënin po ta fitonin çmimin e madh.

E para që u përgjigj në pyetje ishte Sara, e cila tha se familja e saj sakrifikoi shumë për të dhe se paratë do t’i shpenzonte me familjen e saj.

Vullneti më pas u përgjigj duke treguar se i ka prindërit e sëmurë, e çmimi i madh do t’i ndihmonte atij në shërimin e prindërve.

Kurse, Xuxi tha se me paratë e fituara do të donte ta shëronte vajzën e tij të sëmurë, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Xheneta tregoi se nëse do të ishte fituese e çmimit të madh do të ndërtonte një shtëpi për të moshuarit.

E, Driloni tha se në rast se do ta fitonte çmimin e madh, një pjesë do t’ia jap babait të tij për një punë, të cilën s’e tregoi.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.