Finalet e NBA ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova

Finalet e NBA ekskluzivisht në Artmotion dhe Klan Kosova

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 2 months më parë

Pas 192 ditëve me ndeshje nga sezoni i rregullt dhe nga playoffi tani ka ardhur koha për finalet e mëdha të këtij sezoni në ligën numër një në botë të basketbollit, NBA.

Këtë vit në ekranet tuaja përmes platformës Artmotion, që është edhe adresa e vërtetë e basketbollit në vendin tonë, do të mund t’i ndiqni përballjet mes Milwaukee Bucks dhe Phoenix Suns.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave luhet këtë të mërkurë duke nisur me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit dhe normalisht se do të transmetohet edhe në Art Sport 1 edhe në Klan Kosova.

Për të arritur deri këtu, Milwaukee përfundoi stinorin si e treta në lindje teksa pastaj në playoff mposhti skuadrat e Miamit, Brooklynit dhe Atlantës. Nga ana tjetër, Phoenixi poashtu ka pasur rrugë të vështirë duke mposhtur LA Lakers, Denver dhe LA Clippers.

Skuadra që fiton katër përballje do të shpallet edhe kampione e këtij edicioni.

Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:

Holiday, Middleton, Antetokounmpo, Tucker, Lopez

Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:

Paul, Booker, Bridges, Crowder, Ayton