Lajmet e fundit

Shumë raunde të Kupës së Kosovës kanë kaluar e tani jemi në aktin përfundimtar dhe final, aty ku do të përballen mes tyre Dukagjini dhe Llapi me mundësinë për të fituar trofe këtë sezon dhe për të siguruar kualifikimin në garat evropiane.
Finalja mes tyre luhet këtë të mërkurë me fillim nga ora 20:45 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
E para ndeshjes, duke nisur nga ora 19:30 në Klan Kosova fillon edhe edicioni special i “Sports Show” që do të i’u njoftoj mbi gjithçka rreth këtij dueli teksa me mysafir special dhe njohës të futbollit do pasqyrojnë ecurinë e skuadrave deri në finale dhe atë që pritet të ndodh në këtë duel e poashtu do të flitet edhe rreth Uefa Conference Leagues në të cilën do kaloj fituesi i Kupës.
Llapi për të arritur deri këtu nuk ka pasur aspak rrugë të lehtë dhe ka eleminuar fillimisht Onix-in nga Banja e pastaj edhe Ballkanin, Trepçën ’89 dhe së fundmi në gjysmëfinale edhe Prishtinën. Nga ana tjetër, Dukagjini e ka pasur pak më të lehtë duke eleminuar fillimisht Vllazninë e pastaj edhe 2 Korrikun dhe Drenicën, para se në gjysmëfinale të merrnin triumfin me rezultat zyrtar ndaj Istogut.
Golashënuesi më i mirë në Kupën e Kosovës këtë edicion ka qenë Ahmed Januzi i Llapit e pikërisht ai pritet të jetë edhe rreziku kryesor për Dukagjinin në këtë ndeshje teksa klinasit do mundohen ta befasojnë Llapin me ish-sulmuesit e Superligës, Milicaj dhe Kerim.
Këto dy skuadra nuk e kanë fituar asnjëherë Kupën e Kosovës dhe kjo do jetë mundësia e tyre për trofeun e parë.