19:45, 15 Dhjetor 2019

Aktorja Olivia Wilde nuk ka qëndrime të njejta me prodhuesit e filmit të saj më të ri, i cili nxiti zemërim dhe plot reagime pasi në të sugjerohet se gazetarja, e cila portretizohet nga Wilde, kishte shkëmbyer seks për informacione.

Ajo luan rolin e Kathy Scruggs në filmin Richard Jewell, dramë e Clint Eastwood lidhur me tërbimin mediatik pas bombardimeve në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996.

Aktorja tha se ajo nuk besonte se Scruggs shkëmbeu seksin për informacione, dhe nuk kishte për qëllim të sugjeronte një gjë të tillë.

Por ajo shtoi se nuk kishte fuqi vendimmarrëse në atë se si do të krijohej filmi.

Sipas kritikëve, përfshirë në The Hollywood Reporter, LA Times dhe Associated Press, filmi lë të nënkuptohet se Scruggs kishte marrëdhënie seksuale me një agjent të FBI-së në këmbim të informacioneve për një të dyshuar.

Scruggs vdiq në vitin 2001 dhe gazeta e saj e vjetër, Atlanta Journal-Constitution, ka kërcënuar të padisë Eastwood dhe Warner Bros, duke thënë se gazeta dhe stafi i saj ishin “portretizuar në një mënyrë të rreme dhe shpifëse”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë