Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filmi ‘Ajo’ i Morea Raçës fiton të drejtën për konkurrim në OSCAR

NULL NULL
20.08.2018 13:17

Filmi ‘Ajo’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça, ka fituar të drejtën të konkurrojë për çmimin OSCAR, pasi është në mesin e nëntë finalistëve, në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018.

Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente.

Ky film flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj.

‘Ajo’ është prodhim i shtëpisë filmike, Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në të luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story, transmeton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.