Filluan punimet në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc NULL NULL 15.08.2019 11:43 15.08.2019 11:43 Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten mori pjesë në fillimin e punimeve në rrugën Xërxë – Sapniq – Ratkoc, në komunën e Rahovecit, investim i MIT. Lekaj u shpreh i kënaqur që po fillojnë punimet në një rrugë e cila përveç që ndikon në zhvillimin e zonave rurale, është edhe lidhje kryesore e Gjakovës me Rahovecin dhe Prizrenin. Ai shtoi se ky projekt dhe të tjerat, dëshmojnë përkushtimin e dikasterit që ai drejton, për t’i dhënë pamje tjetër mozaikut infrastrukturor, si në nivelin lokal ashtu edhe atë nacional. Sipas MIT, rruga Xërxë – Sapniq – Ratkoc është e gjatë afër 10 kilometra , vlera e saj është afër 900 mijë euro, me shteg për çiklistë, trotuare dhe ndriçim publik, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë