Fillon vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi 80 vjet (VIDEO)

Fillon vaksinimi kundër COVID-19 i personave mbi 80 vjet (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 1 week më parë

Të moshuarit mbi 85 vjeç nisën imunizimin gjatë të enjtes tek qendra e vaksinimit në kryeqytet, tek salla “1 tetori”.

Kësisoj, ky proces u zhvillua edhe nëpër komunat ku ka nisur fushata e vaksinimit tash e disa ditë.

Megjithatë për disa të moshuar që kanë telashe me lëvizje, familjarët e tyre shfaqën pakënaqësitë me mungesën e ekipeve mobile, njofton Klan Kosova.

Teksa edhe kjo telashe do të mënjanohet për të tilla raste.

“Ditëve në vijim në çdo QKMF që bëhet vaksinimi do të jenë edhe ekipet mobile, për t’i vaksinuar qytetarët me këto telashe”, deklaroi Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë.

Derisa ata që nuk patën të tilla telashe shëndetësore, u shprehën të kënaqur me shërbimin.

Madje, pati edhe të atillë që nuk e përfillen terminin, por morën shërbimin.

Të gjithë ata që nuk kanë arritur të aplikojnë përmes platformës, por që i përkasin grupmoshës 80 vjeç e tutje, mund të vaksinohen pa ndonjë telashe.

Të gjitha sasitë e mbetura do të administrohen për të moshuarit, teksa deri në mesditë në këtë qendër janë vaksinuar rreth 70 të moshuar.