11:38, 2 Prill 2020

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pasi përfundoi takimin me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, ka nisur takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re.

Thaçi një ditë më parë takoi liderin e lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë