Fillon seanca e Kuvendit të Malit të Zi, pritet të mbahet vota e mosbesimit ndaj Abazoviqit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fillon seanca e Kuvendit të Malit të Zi, pritet të mbahet vota e mosbesimit ndaj Abazoviqit

NULL NULL
19/08/2022

Kuvendi i Malit të Zi sot do të votojë mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit Dritan Abazoviq.

Seanca ka filluar pak minuta pas orës 11:00, kur është paraparë të mbahet.

Mocioni është paraqitur nga partia e presidentit atje, Milo Gjukanoviq, si dhe është nënshkruar nga 36 deputetë.

Megjithatë, për t’u rrëzuar një qeveri, në kuvendin e Malit të Zi nevojiten të paktën 41 vota pro. Nëse arrihet rrëzimi i qeverisë, vendi shkon në zgjedhje të reja.

Ndryshe Dritan Abazoviq ishte zgjedhur kryeministër i Malit të Zi më 28 prill të këtij viti.